Thirrje “Allahu Ekber”, sulm me thika në Paris, policia vret autorin pasi plagosi dy persona

Botë Kryesore Rrotull shtojca

 

Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në periferi të Parisit.

Siç raporton televizioni francez BFM TV, para se të qëllohej ai ka bërtitur Allahu Ekber.

Sipas mediave lokale autori është qëlluar nga policia.

Nuk ka ende asnjë konfirmim të mënjehershëm zyrtar për sulmin e ndodhur paraditen e së enjtes, por policia shkroi në Twitter se një operacion po zhvillohej në Trappes.

Televizioni francez BFM raportoi se autori i sulmit ishte strehuar në një shtëpi para se të qëllohej nga policia.

Një burim policor tha se shkaqet e sulmit dhe profili i autorit janë nën hetim.

Trappes është një rrethinë relativisht e varfër e vendosur në një zonë përgjithësisht të pasur në perëndim të Parisit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *