Tifoz me Serbinë, komenatori Grillo: S’jam hipokrit si kosovarët

Kampionati Boteror Kryesore Sport Vendi

Kostra Grillo i ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë në ORA NEWS ku u shpreh se ai bënte tifozllik për Serbinë.

Reagime të shumta vërshuan në adresë të tij, e sidomos nga Kosova, te cilat ishin më të ashprat.

Pas kësaj deklarate ai ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”.

“Lojërat sportive kanë ekzistuar për mijera vjet ashtu siç ekzistojne dhe pasionet e individëve per to, dhe pasionet jane aq te forta saqe kapercejne çdo tension kulturor apo nacionalist. Sportet gjenden ne te gjitha format ne kete Tokë, dhe ato janë një mënyrë e shkëlqyer për te bashkuar kulturat e ndryshme dhe për t’i sjellë njerëzit me afer njeri tjetrit.
Prandaj per te gjithe ju qe jeni leshuar verberisht me urrejtje, fyerje, hakmarrje ndaj personit tim: UNE JAM SPORTDASHES E I APASIONUAR MBAS SPORTIT! UNE NUK JAM POLITIKAN!”, shkruan Grillo ne Facebook.

Dy dite me par reraguan edhe futbollistet shqiptare te Kosoves.

Amir Rrahmani ish-futbollist kuqeze tashme me kombetaren e Kosoves në rrjetet sociale akuzon komentatorin shqiptar, që para disa vite i quajti tradhtar disa futbollistë kosovarë që zgjodhën Kosovën.

“Për të qeshur ju duket? Dy vite më parë na quajtën tradhtar sepse zgjodhëm Kosovën”, ka shkruar Rrahmani në rrjetet sociale.

Sulmet e Berat Buzhala

Deklarata e komentatorit Grillo nuk i kane pelqyer Berat Buzhales, gazetare nga Kosova, si dhe presidenti i gazeta Ekspress qe ka shtrire prezencën si portal edhe ne Shqiperi.

Me ane te ane nje postimi ne Facebook, Buzhala shkruan se “A e din TVSH, televizioni publik shqiptar, qe Serbia, Federata Serbe ka votu, ka lobu kunder pranimit te Kosoves ne FIFA dhe UEFA? A e din TVSH qe Serbia, edhe si shtet, edhe si federate, angazhohet me mish e me shpirte me e zhbe shtetin e Kosoves.

Pastaj u idhnojshin kur dojshim me bo ekipin e shtetit te Kosoves. Pastaj vjen Boiken Abazi e na thote pse nuk po doni me u bashku me Shqiperine. Me kend? Me Grillon a?
Po e perseris, po flasim per televizionin publik te Shqiperise, i cili paguhet nga buxheti i shtetit.
Per bese e tmerrshme. Ama une jam bukur shume i sigurt qe edhe Edi, haku i Vucicit, me Serbine eshte. Keshtu qe nuk kemi as ku me u anku.
Ani thojke jam edhe me Zvezden. Ekipin e futbollit qe ka organizu paramilitare me luftu ne Ballkan, e per te cilen gje kurre nuk eshte pendu”.

Deklarata e Grillo për Buzhalën e Rrahmani

Por Grillo ka qenë edhe më i ashpër ndaj atyre që e kanë sulmuar, vecanërisht atyre nga Kosova, të cilët e akuzuar për deklaratën e mbajtuar. Në një intervistë per Panorama Sport, Grillo shprehet se ndryshe nga kosovarët, ai nuk fshihet. Pjesë nga intervista.

E keni parë çfarë ka thënë Amir Rrahmani, lojtar i Kombëtares së Kosovës…?

Nuk jam aktiv në “Facebook”, por më kanë thënë se çfarë ka shkruar në rrjetet sociale. Rrahmanit i them që të gjithë kosovarët flasin gjuhën serbe dhe qëndrojnë me ata, pasi kanë miqësi. Të gjithë kosovarët kanë qenë tifozë me skuadra serbe, qoftë Partizan Beograd apo Cervena Zvezda. Ju e dini që jam menaxher futbolli prej 25 vitesh dhe ju them me bindje se në çdo vend të botës ku luajnë lojtarë kosovarë dhe serbë në një klub, qëndrojnë bashkë.

Flasin të njëjtën gjuhë. Edhe Rrahmani këtë bën. A flet serbisht Rrahmani në Zagreb…? Kudo që të shkoj të luajë dhe do të ketë serbë në ekip, në gjuhën serbe do flasë me ata. Nuk ka ndonjë gjë të keqe, po më bën përshtypje këtu se çfarë lidhje ka ajo që kam thënë unë me atë që ka shkruar Rrahmani. Nuk është aspak logjike, për më tepër që unë kurrë nuk i kam thënë një lojtari tradhtar. Edhe ai analisti që paska folur, tifoz i Partizan Beogradit ka qenë.

E keni fjalën për Berat Buzhalën, që përfaqëson gazetën “Ekspres” në Kosovë…?

Po, për atë. Berat Buzhala është ngjirur për Partizanin e Beogradit në kohën kur luante Fadil Vokrri. Kjo është krejt normale që kosovarët të bënin tifo për atë skuadër. Tani çfarë duhet të themi ne për të ndjerin Fadil, që ka veshur fanellën e një prej skuadrave më anti-shqiptare në histori si Partizani i Beogradit. Vokrrit iu bënë nderimet që i takonin si një legjendë që ishte, por ne nuk duhet të ngatërrojmë tani politikën me sportin. Pse duhet ta fsheh unë çfarë simpatizoj? Nuk është turp të them që jam rritur me zërin e Marko Markoviçit dhe Miljko Pantiçit, dy nga komentatorët më të mirë të asaj periudhe, që i ka dëgjuar gjithë Shqipëria.

Ndeshjet i shikonim në TV serbe, të njëjtën gjë bënin edhe kosovarët. Kjo është diçka që dihet botërisht, jo sepse e them unë. Këto reagime të tipit Rrahmani apo Buzhala janë komplet hipokrizi dhe s’kanë lidhje fare me atë që kam thënë unë. Ju them me sinqeritet, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mosha të ndryshme dhe nivele të ndryshme njerëzisht, të cilët më kanë komplimentuar për diçka të sinqertë që kam thënë.

Unë ndjek edhe ekipet turke, çfarë lidhje ka kjo tani, që duhet të imponohemi se cila skuadër na pëlqen ose jo. Kur unë isha tifoz i Cervena Zvezdës, ashtu si shumë shqiptarë në Tiranë dhe vende të tjera, Buzhala dhe moshatarët e tij bënin tifo për Partizanin e Beogradit. Sipas idesë së Buzhalës, meqë Fadili ka veshur fanellën e Partizanit, ne duhet ta bënim armik!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *