Tifozët nisin festën, Conte prezantohet të hënën te Interi

Botë Sport

Pritet vetëm zyrtarizimi, por Antonio Conte duket se është i destinuar për të qënë trajner i Interit.

Lajmi i madh për tifozët zikaltër vjen nga gazeta prestigjoze italiane, “La Gazzetta dello Sport”. Në numrin e saj të sotëm, gazeta thekson se Conte do të firmos me Interin këtë të hënë, ku pritet të arrijë akordin për 4 sezonet e ardhshme.

Te klubi nga Milano, Conte do të zëvendësojë Luciano Spallettin, me ish-teknikun e Romës që drejton zikaltërit prej dy sezonesh. Spalletti i drejtoi zikaltërit në 89 takime, ku ka koleksionuar 44 fitore, 26 barazime dhe 19 humbje.

Nën drejtimin e tij, Inter ka realizuar 139 gola, teksa në 74 raste ka nxjerr  topin nga rrjeta e saj. Interi ne fundjave ka nje ndeshje te rendesishme, pasi vetem fitorja e fut ate ne kompenticonin me te rendesishem boteror, ne Champions League.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *