Tifozi i Messit gjendet i vdekur, dyshohet se u vetëvra pas humbjes së Argjentinës

Botë Kampionati Boteror Sport

Një tifoz 30-vjeçar i Lionel Messit, i cili ishte zhdukur menjëherë pas humbjes turpëruese të Argjentinës ndaj Kroacisë të enjten në Kupën e Botës, është gjetur i vdekur sot në mëngjes.

Trupi i Dinu Alex, i cili vinte nga Arumanoor, një fshat i vogël në Indi, u gjet i pajetë në brigjet e lumit Meenachil.

Ai la një letër  ku shkruhej: “S’më ka mbetur asgjë më të shikoj në këtë botë. Po eci drejt vdekjes… askush nuk është përgjegjës për vdekjen time”.

Alex, i cili kurrë nuk ka luajtur futboll, i ka ndjekur ndeshjet e ligave të mëdha dhe ka qenë tifoz i flakët i Messit. Ai punonte si llogaritar në një firmë private dhe u kishte thënë kolegëve para ndeshjes se Argjentina do të fitonte dhe se heroi i tij do të shënonte.

Familja e tij e kishte kuptuar se ishte zhdukur pasi nëna e tij nuk e kishte gjetur në dhomën e tij të premten në 5:30 të mëngjesit.

“Kur e kontrolluam dhomën e tij, gjetëm një letër, një fanellë të Argjentinës dhe një kasë telefoni me fotografi të Messit”, u shpreh babai i viktimës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *