Tirana ka humbur nje me zero ndaj Crna Zvezdes, duke dale nga gara e eliminatoreve te Champios League. Ne turin e trete kualifikon serbet.
Por Tirana zhvilloi një super ndeshje ndaj kampionëve të Serbisë duke pasur raste shumë të pastra shënimi dhe duke ia vështirësuar jetën ekipit serb. Pjesa e parë u mbyll pa gola pavarësisht tre rasteve që krijuan bardheblutë.
Ekipi i Stankovic realizoi me Tomane në minutën e 61-të pas një goditje këndi. Tirana provoi të barazonte dhe rastet i pati por nuk finalizoi dot.
Zvezda vijon më tej në Champions ndërsa Tirana mbetet në Europë por aventurën tashmë duhet ta vijojë në turin e tretë të Europa League. Gjithsesi kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje shumë të mirë por fati i keq i ndëshkoi.
Në pjesën e dytë, rasti më i bujshëm ishte ai i Muçit, i cili goditi shtyllën, ndërsa vetëm pak çaste më vonë erdhi goli i vetëm i miqve që u shënua pas një goditje standarte. Bardheblutë kishin përsëri mundësi të mira për të shënuar me Kobinah, Vrapin e Torasën në shtesë. Por në fund u detyruan t’i jepnin lamtumirën ëndrrave të tyre për të vazhduar më tej në këtë turne.
Tirana-Crvena Zvezda 0-1
61′ Tomane
Tirana: Lika, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari (76′ Toli), Najdovski, Batha, Çelhaka, Kale (85′ Avdijaj), Kobinah (72′ Vrapi), Torasa, Muçi.
Trajner: Emanuel Egbo
Crvena Zvezda: Borjan, Gobeljiç, Degenek (61′ Rodiç), Milunoviç, Pankov, Sanogo, Nikoliç, Kanga (83′ Petroviç), Spiridonoviç (46′ Ivaniç), Katai, Tomane.
Trajner: Dejan Stankoviç