Tiranë, shënohet viktima e katërt nga gripi, vdes 38-vjeçari

Shëndeti

Një 38-vjeçar nga Elbasani është viktima e katërt nga gripi në vend. Hasan Ekmekçiu ka humbur jetën në spitalin e Senatoriumit në kryeqytet këtë pasdite, aty ku edhe janë regjistruar tre rastet e para fatale. 38-vjeçari ishte paraqitur me komplikacione në këtë spital një javë më parë ndërsa rezultoi se ishte prekur nga virusi AH1N1. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit. 

Burime për Report Tv thanë se 38-vjeçari vuante edhe nga probleme me mushkëritë çka ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore. Mjekët kanë paralajmëruar se vendi është në situatë gripale sezonale, por kjo nuk përjashton edhe përhapjen e gripit të derrit përmes rrugëve të frymës dhe këshillojnë vazhdimisht vaksinimin, sidomos për disa grup mosha si të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *