Titulli në horizont, por Sarri “provokohet” nga Monaco

Sport

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri gjithmonë është munduar t’u shmanget pyetjeve rreth të ardhmes së tij, duke u shprehur se është i përqendruar vetëm te gara për titullin kampion në Serie A, por nga Franca vjen një ofertë joshëse.

 E nëse do t’u referoheshim vetëm shifrave, oferta do të bënte çdo trajner të mos e zinte gjumi.

Monaco, i ofron Sarrit një kontratë dyvjeçare me pagë 6 milionë euro neto në sezon, ndërkohë që De Laurentiis nuk shkon më shumë se 3 milionë euro për rinovimin e kontratës deri më vitin 2021.

Diferenca është e madhe, nëse vendos të nisi një eksperiencë të re në Francë, 59-vjeçari do të përfitojë dyfishin e shumës që ofron De Laurentiis.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *