Toka dridhet sërish, 4 tërmete gjatë natës dhe në mëngjes

Kronike Lajme

Lëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë janë bërë tashmë një rutinë e zakonshme. Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta sesa tërmeti që shkaktoi panik ditën e mërkurë në orën 11:01.

Mesnatën e kësaj të enjteje janë shënuar 3 tërmete të reja, dy në harkun e 3 minutave në Adriatik dhe në zonën përreth Gjirit të Lalzit, konkretisht 49 dhe 51 minuta pas mesnatës dhe me magnituda 4.3 dhe 3.7, ndërsa lëkundja e orëve të para të mëngjesit është regjistruar në orën 5:51 me magnitudë 3.1.
Tirana, Durresi dhe Shijaku ishin qytetet ku u ndjene lekundjet e forta te ores 00:51.
Lëkundja më e fuqishme ka qenë ajo e rënë në Adriatik, por që është ndjerë nga qytetarët, pa shkaktuar gjithsesi dëme.
Zona e bregdetit te Durresit, Tirana, por edhe Lezha dhe Shengjini jane zonat ku preken nga lekundjet e tokes.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *