Top Channel/ Mashtrimet publike të ministrave, ja për çfarë gënjejnë kryesisht!

Kryesore Lajme Politikë

Me ardhjen në pushtet, sindroma e premtimeve të pambajtura prek edhe ministrat, apo kryetarët e Bashkive. Mund të përmendim këtu ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, apo Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri.

1. “Gati është dhe projekti për restaurimin dhe ndriçimin e Kalasë së Libohovës, një tjetër monument kulturë shumë i rëndësishëm…”, – Premtoi Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Por sot e kësaj dite, kjo kala nuk është restauruar plotësisht.

2. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë deklaroi se do të përfundojë projekti i fizibilitetit për Aeroportin e Sarandës. Ky projekt ende nuk ka përfunduar.

Me zgjatjen e pushtetit, vesi i mashtrimit sa vjen e përforcohet tek përfaqësuesit e popullit. Ministrat thonë më shumë gënjeshtra dhe ndonjëherë dhe në të njëjtën kohë i besojnë edhe vetë këto deklarata të rreme, të cilat në fakt po përdoren për t’ia shitur qytetarëve si të vërteta.

3. “Sot që flasim, ato përmbytje që kanë ndodhur, nuk kanë ndodhur për shkak të shkarkimit të ujërave nga kaskada, më shumë janë përmbytje natyrore në ato fshatra që kanë ndodhur”, – Deklaroi Ministri i energjisë, Damian Gjiknuri. Por sipas KESH, në kaskadën e Lumit Drin, ka patur hapje të portave të shkarkimit, gjatë periudhës 2-5 mars, duke sjellë përmbytje të nën Shkodrës.

4. “Asnjë plazh nuk do të lejohet të funksionojë në vitin 2018-të në qoftë se nuk ka personin e trajnuar për ndihmën e shpejtë, i veshur ashtu siç duhet dhe me mjetet e nevojshme”, – Deklaroi Ministri i Mjedisit dhe i Turizmit Blendi Klosi. Por e vërteta qëndron se në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë, Tale, Pogradec nuk kishte as vrojtuese. Kishte shumë rrallë kulla vrojtimi, të cilat ishin jo funksionale.

5. “Vëllai im për asnjë çast nuk iu fsheh hetimit, ka kërkuar të marrë pjesë në të gjitha nivelet e gjykimit”, -Deklaroi Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në vitin 2012, Gjykata Italiane ka dënuar me 7 vite e 2 muaj Agron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nëse Agroni do të kishte kërkuar pjesmarrjen në Proçesin Gjyqësor, siç pretendon Ministri Xhafaj, atëherë do të ekzekutohej menjëherë vendimi i Gjykatës Italiane.

6. “Po i morëm mbetjet, i hypëm në skaf, i çuam në landfill. I çuam në landfillin e Durrësit”, – Deklaroi Blendi Klosi, Ministër I Mjedisit dhe Turizmit. Qyteti i Durrësit nuk ka asnjë landfill, ndryshe nga se deklaron Klosi. Durrësi ka vetëm një venddepozitim, për mbetjet të shpallura si: Emergjencë Kombëtare.

7. “Kemi dhe iniciativa financiare për mjekët që pranojnë të shkojnë nga spitali Universitar në spital Rajonal”, – Deklaroi Orgerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë, deklaratë kjo e pavërtetë. Kjo skemë e bonusit prej 100 mijë lekësh për mjekët e rretheve, ka dështuar plotësisht, pasi nga 200 mjekë që ishte parashikuar, sipas një VKM, vetëm 9 mjekë në rang kombëtar, pranuan të shërbejnë nëpër rrethe.

8. “Në 2015 në krahasim me 2013, shqiptarët shpenzuan për barnat 70 milion dollarë më pak”, – Deklaroi Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë. Sipas INSTAT, vetëm në vitin 2016, shqiptarët shpenzuan 136 milion euro më tepër për barnat, ndryshe nga sa deklaroi Ministri Beqja.

9. Në Tetor 2017, Tahiri mohon të ketë udhëtuar me Artan Habilaj. “ Ata nuk kanë udhëtuar kurrë me makinën time. Kurrë”, – Deklaron Saimir Tahiri, Ish – Ministër i Brendshëm. Por sistemi i TIMS, tregon të kundërtën, pasi rezulton se ka udhëtuar 4 herë me të përgjatë muajit korrik të vitit

10. “Dhe mbi të gjitha një premtim që mund ta bëjmë që tani, nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa kanë bërë këta…”, – Deklaroi Eduart Shalsi, Deputet i PS-së

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *