Top Story/ Mashtrimet publike të kryedemokratit Lulzim Basha

Kryesore Lajme Politikë

Duke iu referuar rezultateve të nxjerra dhe të dokumentuara nga Top Story, gënjeshtra e politikanëve si duket është ngjitëse. Kur një politikan gënjen, të tjerët nuk mund të rrinë “duarkryq”, pa bërë edhe ata të njëjtën gjë. Opozita me kryedemokratin Basha janë më të lirshëm për të mashtruar opinionin publik me deklaratat e tyre, pasi edhe vëmendja ndaj tyre është tepër e vogël.

8 mars 2018 – Kryedemokrati Basha mohon të ketë njohje me kompaninë e Lobimit “Biniatta Trade LP”, e lidhur me rusët. Madje Basha thotë se “PD-ja nuk ka paguar asnjë para’ për këtë kompani”. Por, dokumentat e publikuara tregojnë se Lulzim Basha jo vetëm që e njeh, por madje e ka paguar në 30 shtator 2017 kompaninë “Biniatta Trade LP”, me vlerë 150 mijë dollarë.
“Gjatë vitit 2017, 2960 subjekte falimentuan”. Deklaratë kjo që hidhet poshtë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku, sipas saj, numri i bizneseve të çregjistruara në vitin 2017 është 5139.

“Nëqoftëse shefi i opozitës gënjen për probleme që njerëzit e kuptojnë dhe për faktin që këto gënjeshtra për momentin nuk kanë lidhje me pushtetin, nuk e kuptoj si e mbajnë kryetar partie, apo si mund ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme”, shprehet analisti Spartak Ngjela.

“Me këta në pushtet janë mbyllur 82 mijë biznese”. Deklaratë kjo e pavërtetë nga kryetari i Partisë Demokratike. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, nga periudha shtator 2013 – Prill 2018, janë mbyllur vetëm 24 013 biznese dhe jo 82 mijë biznese, siç deklaron kryedemokrati Basha.

“Asnjë nga të afërmit e mi nuk ka asnjë marrëdhënje shtetërore, pra nuk ka asnjë tender, asnjë marrëdhënje financiare shtetërore në 13 vite, përfshirë përfshirjen time politike”, deklaron Lulzim Basha.
Kjo deklaratë është e pavërtetë sepse kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi ka përfituar dy transaksione nga Thesari i Shtetit përgjatë vitit 2017, nëpërmjet kompanisë së tij, “Landmark Communications”.

“Nw përiudhën e PD, në çdo tender ka paur minimalisht 3 operatorw në garë, pra në çdo rast ka patur garë”, deklaroi në emisionin Open, Lulzim Basha.
Por, e vërteta qëndron se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, ka dhënë disa tendera pa garë, pra me negocim të drejtpërdrejtë. Sipas Buletinit të Agjencisë së Prokurimit publik, Basha ka firmosur 3 tendera pastrimi, me vlerë rreth 5 milionë dollarë, për pastrimin e Tiranës.

Shpeshherë ndodh që të bëhen edhe deklarata boshe nga opozita, të cilat nuk ke asnjë mënyrë se si t’i vërtetosh nëse janë ose jo të sakta.

“Shërbimet inteligjente, duke përfshirë ato tw vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon, duke bërë pazare në telefon”, tha Basha. Por, nga ana tjetër, kryetari i PD-së nuk ka asnjë provë apo fakt që mbështet akuzat e tij ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
“Problemi i sotëm është që opozita ka nevojë të dalë nga debati i fjalëve, nga debati që është një debat politik, i cili mbyllet kush është hajdut dhe kush është i ndershëm”, shprehet profesori i Filozofisë, Artan Fuga.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *