Topalli, Bashës: Nëse ti lëshon fushën e betejës je një dezertor! Konkurroj me logo tjetër

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open ka komentuar situatën politike në vendin tonë pak muaj para zgjedhjeve.

Ajo i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se ai e lëshoi fushën e betejës dhe nëse një person e bën këtë ai quhet një dezertor.

“Ne nuk ia kemi dalë për të krijuar një kulturë demokratike për të qenë me mendje të hapur e për të dhënë mesazhe që vendi ka nevojë. Kush ka përfituar nga çadra? Kush ka përfituar nga djegia e mandateve? Nëse ti lëshon fushën e betejës ti je një dzertor. Kush përfitoi nga dhurimi i bashkive? opozita apo Rama?”, tha Topalli.

Ish-kryetarja e kuvendit Jozofina Topalli në zgjedhjet e 25 prillit do të konkurrojë me një tjetër logo, atë të një lëvizje të krijuar prej saj.

E larguar nga PD-ja në vitin 2017-të, Topalli së fundmi krijoi një lëvizje të quajtur “Lëvizja për Ndryshim”.

Për të folur për këtë, ajo ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”, ku replikoi me analistin Agron Gjekmarkaj, për mendimet e kundërta që kishin.

Agron Gjekmarkaj: Po në zgjedhjet e 2017 a ka pasur vjedhje?

Jozofina Topalli: Janë vjedhur sa kanë mundur, kjo është një revoltim tjetër i imi. Nëse thua janë vjedhur zgjedhjet dhe Edi Rama ka vjedhur sa të mundet. Ku janë vjedhur opozita ka votuar shtatë me zero, nuk ka asnjë apelim. Diskutimi i vjedhjes së votave, kjo ka ndodhur pas një viti. Këto janë fakte e jo fjalë. Nëse ju më thoni të mbyll sytë dhe të hesht, për gjërat që kanë çuar në një qeveri që nuk ka krijuar asgjë. E dini çfarë do të thotë një popull që pjesa më e madhe jeton me më pak 5 dollar në ditë.

Agron Gjekmarkaj: Ju keni akuza të forta nga lidershipi i PD-së

Jozofina Topalli: Një intelektual ka kapacitetin për të vlerësuar jetën në tërësi dhe për të gjetur problemet që ka një shtet.

Agron Gjekmarkaj: A duket se në vetvete i shërbeni jo ndryshimit, ku i vendos në një tabelë dhe i sulmon?

Jozofina Topalli: Në proporcione krejt të ndryshe nëpërmjet të treve, unë nuk mund të akuzoj Lulzim Bashën dhe Metën, para Edi Ramës kryeministër, nuk ka rroga të rritura, nuk ka proces progresi në procesi e integrimit, nuk ka indikatorë pozitivë të thonë që kanë ndodhur gjëra. Rritje, ekonomike, infrastrukturë, rritje pensionesh, nuk ka asgjë. Nëse ju dini një mënyrë tjetër ma thoni.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *