Type to search

Botë Kryesore Sport

Topi i Artë, Modriç thyen Messin e Ronaldon, ja çmimi që mori Mbappe

Ndaje

Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018, duke i dhënë fund hegjemonisë së Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit. Kroati la pas në votime pikërisht portugezin dhe francezin Antoine Griezmann. Mesfushori i Realit është futbollisti i parë kroat që fiton Topin e Artë.

“Kur je fëmijë, je i mbushur me ëndrra. Ëndrra ime ishte që të luaja në një skuadër të madhe. Topi i Artë ka qenë më shumë se një ëndërr për mua. Është e pabesueshme. Kishte talente plot që konkurronin me mua dhe nëse e fitova, do të thotë se kam bërë diçka të veçantë”, tha Modric.

Këtë vit është si risi edhe trofeu Kopa, apo i njohur ndryshe si Topi i Artë për futbollistë nën 21-vjeç, i cili shkoi për francezin kampion bote, Kilyan Mbappe.

Ylli i PSG-së, i cili bëri një paraqitje për t’u admiruar edhe në “Rusi 2018”, ishte pretendent edhe për trofeun e madh, por duket se nuk ia doli të sfidojë emra si Modriç, Ronaldo e Griezmann, duke u renditur vetëm në vendin e katërt.

 “Top 10” u plotësua nga Mohamed Salah, Raphael Varane, Eden Hazard, Kevin de Bruyne dhe Harry Kane.

Klasifikimi: 

2. Cristiano Ronaldo
3. Antoine Griezmann
4. Kylian Mbappe
5. Lionel Messi (Barcelona)
6. Mohamed Salah (Liverpool)
7. Raphael Varane (Real Madrid)
8. Eden Hazard (Chelsea)
9. Kevin de Bruyne (Manchester City)
10. Harry Kane (Tottenham)
11. N’Golo Kante (Chelsea)
12. Neymar (PSG)
13. Luis Suarez (Barcelona)
14. 
Thibaut Courtois (Chelsea/ Real Madrid)
15. Paul Pogba (Manchester United)
16. Sergio Agüero (Manchester City)
17. Gareth Bale (Real Madrid)
18. Karim Benzema (Real Madrid)
19. Roberto Firmino (Liverpool)
20. Ivan Rakitic (FC Barcelone)
21. Sergio Ramos (Real Madrid)
22. Edinson Cavani (PSG)
23. Sadio Mane (Liverpool)
24. Marcelo (Real Madrid)
25. Alisson Becker (Liverpool)
26. Mario Mandzukic (Juventus)
27. Jan Oblak (Atlético Madrid)
28. Diego Godin (Atlético Madrid)
29. Isco (Real Madrid)
30. Hugo Lloris  (Tottenham Hotspur)

/

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *