Toyota me 3.4 mln euro, Manjani: Policia gaboi me qëllim për të fshehur pronarin e tyre

Kronike Kryesore shtojca

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron dështim operacionin e Policisë së Shtetit dhe Interpolit që u finalizua dje me bllokimin e një shume prej afro 5 milionë eurosh në portin e Durrësit. Sipas tij policia edhe në këtë operacion, ashtu si edhe në rastin e kapjes së rreth 600 kg kokaine në Maminas 4 muaj më parë, ishte i gabuar. Manjani shprehet se policia duhet ta kishte lënë ta kishte lënë të lirë transportin e Toytas dhe ta ndiqte itinerarin e saj nga lart për të zbuluar më pas kush ishte pronari i parave.

 

Më poshtë statusi i plotë i Manjanit:

“Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!

Njësoj si kokaina e Maminasit…

Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Kështu punon çdo polici në perëndim!

Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj ska se si ti kapë policia! Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *