Toyota Yaris, Policia: U sekuestruan 3,4 mln euro, porositësi nga Kosova

Kronike Kryesore Lajme

Ka përfunduar mëngjesin e sotëm numërimi i eurove që u kapën pasditen e së dielës në një makinë në Portin e Durrësit, e cila kishte mbërritur nga Ankona. Sipas policisë së Durrësit shuma e bllokuar është 3 milionë e 470 mijë Euro.

Përfundon numërimi i eurove të kapura ditën e djeshme në dy makina ‘Tojota Yaris’, në Portin e Durrësit. Burime nga grupi hetimit bëjnë me dije se sasia e parave të sekuestruara është  3.4 milion euro. Po hetohet për të gjetur porositësin dhe autorët që i dërguan, teksa dyshohet se janë para të fituara me aktivitet kriminal në Belgjikë. 3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina “Toyota Yaris”,  në Portin e Durrësit. Kjo është që jepet nga grupi hetimor pas numërimit të parave me dorë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë falso. Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë. Makinat ishin me tek derë. Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma. Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë.

Por pas verifikimeve është zbuluar dhe një makinë e dytë. Makinat Toyota kishe mbërritur  në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona – Bari. Sipas hetimeve automjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit në Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës. Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.

Ndërsa mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she.  Policia ka ndaluar babë e bir, Edi dhe Klevis Lika që janë pronarë të trajlerit që bënte tranportin e mjeteve si dhe shoferin e trajlerit, Agim Cani. Ndërkohë Klevis Lika punonte edhe si shoqërues i shoferit të kamionit. Mësohet se në polici Edi Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin. Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës.

Makinat u porositën nga një biznesmen nga Kosova

Mësohet se biznesmeni që ka porositur këto automjete është nga Kosova, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Po hetohet se kush është biznesmeni në Kosovë, policia e Durrësit është lidhur me policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth këtij biznesmeni.

Edhe me autoritetet belge dhe italiane po bashkëpunohet për të gjetur personin i cili i ka ngarkuar këto automjete.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *