Trafikonin njerëz drejt Anglisë dhe SHBA për 12 mijë euro, mbeten në burg 6 persona

Kronike Lajme

 

Gjykata e Shkodrës ka liruar tre nga 9 personat të cilët u arrestuan dy ditë më parë në kuadër të operacionit “Garantuesi”, të cilët trafikonin persona drejt Anglisë dhe SHBA kundrejt shumave që shkonin deri në 12 mijë euro. Ndërsa për 6 prej të arrestuarve gjykata ka dhënë masën arrest me burg.

1- Bledjan Ramadani, 29 vjeç në rolin e ndihmësit lihet në arrest shtëpie

2- Eduart Shima, 37 vjeç në rolin e rekrutuesit lihet në arrest shtëpie

3-Tonin Shtjefni me detyrim paraqitje

Arrest me burg

1-Gazmend Garupi, 44 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Shkodër,. Ky shtetas ishte në rolin kryesor, atë të organizatorit.

2-Sotiraq Antoni, 52 vjeç, banues në Korçë, ne rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri.

3- Haxhi Ramadani, 54 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, në rolin e bashkëpunëtorit.

4-Pllumb Pali, 47 vjeç, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe. Siguronte dokumente të falsifikuar (falsifikator).

5-Shpëtim Kiri, 59 vjeç, banues në Shkodër dhe Korçë, në rolin e transportuesit dhe ndihmësit.

6- Nikolla Mano, 59 vjeç, banues në Korçë, banesa e tij përdorej si bazë dhe kishte një laborator për falsifikimin e dokumenteve.

Rolin e organizatorit të grupit e kishte Gazmend Garupi, Sotiraq Antoni ishte në rolin e bashkëpunëtorit kryesor, pasi siguronte gjithë dokumentet e falsifikuar në vendet e BE-së dhe në Shqipëri. Të tjerët ishin në rolin e ndihmësit, rekrutuesit, apo transportuesit

Si bëhej? – Pasi siguronin personat që pranonin të largoheshin drejt SHBA-se dhe Anglisë kundrejt shumës në fjalë, siguronin pajisjen e tyre me dokumente të falsifikuara  në vendet e origjinës shtete të BE-së apo martesa fiktive me shtetas (e) bullgare. Personave të interesuar u garantohej dhe shoqërimi deri në  destinacionin final kundrejt pagesës.

“Ndihma e ofruar konsistonte ne falsifikimin e dokumenteve në vendet e origjinës shtete të BE-së, ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, mundësonin gjetjen  e personave dhe më pas, pajisjen  e tyre me dokumente te falsifikuara (karta identiteti italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj.) dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA.

Po kështu këta shtetas u ofronin personave të interesuar, kundrejt pagesës, shoqërimin e tyre deri në  destinacionin final, si dhe realizonin martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë”

Kush ishte itenerari? – Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, – Maltë – Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri – Kosovë – Kroaci – Itali – Maltë – Angli – Sh.B.A. Ndërsa janë shpallur në kërkim: K.P.,46 vjeç, banues në Lezhë, në rolin e ndihmësit pasi ndërmjetësonte martesat fiktive me shtetase bullgare.

Y.Th. 36 vjeç, banues në Kosmaç, Shkodër, i shpallur në kërkim për “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”, dhe “Prodhim e shitje narkotikësh. Ky person kishte rolin e ndihmësit.

Sekuestrohet dhe laboratori

U sekuestrua gjithashtu një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve si dhe prova të shumta materiale të kësaj skeme trafiku. Në laborator u gjetën 3 njësi kompjuteri, 2 laptopë,  5 skanera, 5 printera, 3 printer-skaner,  5 vula të ndryshme, 14 usb, 17 tampona vulash, 1 pasaportë biometrike, 1 kartë identiteti, 10 platforma me strukturë plastike, 2 karta identiteti të huaja, fotografi pasaportash, materiale kancelarie të ndryshme, lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa 2 kg, 9 copë telefona celulare, 4 automjete të markave të ndryshme, dhe 1 armë gjahu.

Hetimet

Shtetasit e arrestuar dyshohen se kane konsumuar element te veprave penale të disa neneve të Kodit Penal si : “Ndihmë për Kalim të Paligjshëm të kufirit”;  “Prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”; “Falsifikim i vulave dhe stampave ose formularëve”; “Falsifikim i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”; “Falsifikim i dokumenteve shkollorë”; “Prodhim e shitje narkotikësh”.

Burgu i sigurisë së lartë në Australi, 400 të dënuar dhe asnjë qeli

Burgu më i ri i sigurisë së lartë në Australi nuk ka qeli dhe të dënuarit mund të bëjnë telefonata natën vonë ose mund të shohin televizorin personal me prekje.

Hunter Correctional Centre (HCC), në veri të Sidnejt mendohet se është e ardhmja e burgjeve, aty ku mund të rehabilitohen disa nga kriminelët më të këqinj të mundshëm.

Edhe pse 400 të burgosurit e këtij institucioni kanë privilegje që nuk i kanë të tjerët në burgjet e zakonshme të sigurisë së lartë, ata punojnë dhe kanë programin mësimor të detyrueshëm, që i përgatit për jetën që i pret pas shlyerjes së dënimit.

Gjithashtu, janë nën vëzhgimin e rreptë të plot 600 kamerave që shohin çdo lëvizje. Në rast incidentesh, është gjithmonë gati një skuadër elitare që rri brenda burgut.

Në 6 muajt e parë të funksionimit të HCC-së nuk ka pasur raste incidentesh, kështu që skuadra elitare nuk është vënë në punë ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *