Tragjedi në Itali, 12 të vdekur dhe 67 të plagosur nga aksidenti me makinë dhe shpërthimi i autobotit

Botë Rrotull

Nje dite e zeze per Italine. Nje bilanc tragjike nga aksident, ku kane sjelle 12 te vdekur dhe 67 te plagosur. Dy aksidente kane ndodhur ne Foggia dhe ne Bolonja, ku kane tronditur vendin.

Një autobot me lëndë të ndezshme ka shpërthyer në flakë në zonën Borgo Panigale të qytetit të Bolonjës në Itali. Zjarri që pasoi mes autostradës dhe disa daljeve dytësore për automjetet ka shkaktuar deri tani të paktën dy të vdekur dhe 67 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ura mbi autostradë është rrëzuar pjesërisht, ndërsa shpërthimi thuhet të jetë provokuar nga një aksident që përfshiu tri automjete të mëdha. Pjesa më e madhe e të plagosurve janë transportuar në spitalin më të afërt të zonës, “Maggiore”.

Polizia di Stato

@poliziadistato

Chiuso raccordo autostradale tra Bologna Casalecchio e il bivio con la A14
Bologna-Taranto, in entrambe le direzioni, a causa di un incidente al km 3 che ha visto coinvolta un’ autocisterna.
Chiuso anche il relativo tratto tangeziale
In corso rilievi @StradeAnas

Disa automjete që ndodheshin në koncesionarët aty pranë kanë marrë flakë dhe më pas kanë shpërthyer. Kolona e tymit të shkaktuar nga ky incident është e dukshme nga i gjithë qyteti i Bolonjës. Zjarrfikës të shumtë kanë ndërhyrë, ndërsa në ndihmë është thirrur edhe një helikopter për të frenuar përhapjen e flakëve.

Kryqëzimi i Casalecchios është mbyllur momentalisht për trafikun nga të dyja drejtimet, sikurse është bllokuar edhe unaza e Bolonjës. Bllokime për trafikun janë shkaktuar edhe në brendësi të qytetit.

Një prej mjeteve të përfshira në incident, një autoçisternë që transportonte materiale të ndezshme mori flakë dhe shpërtheu në vend. Rruga tashmë do të qëndrojë e mbyllur për sa kohë të nevojitet për rikostruksionin e saj.

Drejtuesve të bllokuar në radhë të mjeteve u janë shpërndarë shishe uji të ftohta për shkak të temperaturave të larta.

Aksidenti ne Foggia

Pas incidenti dramatik me viktima dhe dhjetëra të plagosur në Bolonja, në Itali është regjistruar një aksident tragjik me të paktën 10 viktima.

Të gjithë ata që vdiqën në ishin punëtorë në bujqësi dhe emigrantë.

Ngjarja ndodhi në autostradën 16, në fshatin Ripalta, në territorin e Hvar, në Foggia.

Viktimat ishin të punësuar për të vjelë domatet. Edhe disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, numri i saktë i të cilëve nuk është përcaktuar ende.

Aksidenti ndodhi kur një furgon me targa bullgare që transportonte punëtorët që po ktheheshin nga serat me domate, është përplasur me një kamion.

Të shtunën e shkuar, 4 persona vdiqën në të njëjtën zonë, të gjithë emigrantë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *