Tragjedia e Genoas, reagon Rama: Na ka copëtuar zemrën! Familjeve shqiptare, shteti në ndihmë

Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Genova ku humbën jetën dhjetëra njerëz. Ai ka shkruar në italisht në Twitter duke etiketuar kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Rama thotë se tragjedia e Genovas ka copëruar zemrën e Shqipërisë dhe se për shqiptarët të gjithë ishin vëllezër dhe motra.

 

“Tragjedia e Genovas ka copëtuar zemrën e Shqipërisë. Ndjekim me ankth orë pas ore bilancin shkatërrues të jetëve të humbura dhe përpjekjet e shpëtimtarëve. Në mesin e rrënojave kishte edhe dy shqiptarë që banonin në Itali, por për ne të gjithë ishin vëllezhër dhe motra @GiuseppeConteIT”, shkruan Rama.

 

Kryeministri i ka shprehur ngushellimet edhe dy familjeve shqiptare qe humben njerezit me te dashur te tyre.

“Farnesina dhe Ministria e Brendshme italiane konfirmojnë se dy shtetas shqiptarë, kanë humbur jetën në tragjedinë e Genovas. Në vijim të komunikimeve me spitalin e Genovas dhe familjet përkatëse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptarë, Marijus Djerri dhe Admir Bokrina. Ambasadorja u ka shprehur drejtpërdrejtë ngushëllimet familjarëve dhe ka ofruar mbështetjen e shtetit shqiptar, në këtë ditë kaq të rëndë për ta. Nga ana tjetër, edhe konsullata në Milano është e gjitha në dispozicion të familjeve te viktimave.

Të gjithë u jemi pranë familjeve të Marijusit e Admirit dhe ndjekim situatën orë pas ore, me të gjithë dhimbjen e keqardhjen e madhe për të gjithë burrat, gratë, fëmijët që humbën jetën në skenën apokaliptike të Genovas 🇮🇹🙏🇦🇱”, shkruan Rama ne Facebook.

 

Fotografia e Edi Rama

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *