Koronavirusi sëmundja më e rëndë e këtij viti nuk po bën përjashtime në njerëzit që godet dhe shumë fatkeqësi po ndodhin, pa dallim moshe.
Një lajm i trishtuar dhe aspak i këndshëm është bërë publik këtë pasdite për median dhe miqtë që e njohën.
Julian Buzo, montazhier në “Tv Klan” ka humbur jetën pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmi është dhënë nga kolegët e tij.
Julian Buzo, kishte disa vite që punonte si montazhier në “Tv Klan”.
Ai ishte bashkëshorti i gazetares së emisionit investigativ “STOP”, Odeta Gjevori. Çifti i ri kishte vetëm pak kohë që ishin bërë prindër të një vajze.
Por Juliani nuk ka mundur dot që t’i gëzohet ardhjes në jetë të së bijës, pasi sëmundja e rëndë nuk e ka lejuar që të shijonte plotësisht gëzimin në familjen e tij.
Ai sot humbi betejën me jetën dhe ashtu si shumë kolegë edhe stafi i “Priza.al” i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe miqve të Julianit, që u nda nga jeta në një moshë fare të re. Disa dite me pare i vdiq edhe babai nga Covid.
Agjencia Gjurma i shpreh ngushellimet familjes per kete humbje te rende dhe tragjike.