Tragjedia në Greqi, ambasada shqiptare jep lajmin e mirë: Asnjë shqiptar mes viktimave

Kronike Kryesore

Pas spekulimeve të shumta, Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se nuk është identifikuar asnjë viktimë nga komuniteti shqiptar pas zjarreve masive në Athinë.

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Diana Hobdari, lajmëroi se ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për shqiptarë mes viktimave.

“Megjitha ka ende trupa që janë në kërkim që gjenden mes shpëtive apo makinave të shkrumbuara,” tha ajo.
Po ashtu në faqen zyrtare të saj, Ambasada njofton se pas kontakteve me autoritetet greke deri më tani raportohet të ketë vetëm një shqiptar të plagosur.

“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente,” shkruhet në postimin e Ambasadës.

Në media më herët u njoftua se dyshohet për 3 shqiptarë të vdekur, të cilët ishin punonjës në restorantin ku u dogjën të gjallë 26 persona në  fshatin bregdetar Mati në periferi të Athinës.

Deri tani numri i viktimave ka arritur në 60, me organet kompetente që lajmërojnë se kjo shifër mund të rritet nga momenti në moment.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *