Tragjedia, rrëzohet helikopteri, vdes pronari i klubit të futbollit anglez

Botë Kryesore Sport

Klubi i Leicester Cityt ka dalë me njoftim për media pas aksidentit tragjik të helikopterit të presidentit të klubit, Vichai Srivaddhanaprabha.

Klubi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se “po asiston policinë e Leicestershire dhe shërbimet emergjente lidhur me incidentin e rëndë në King Power Stadium – klubi do të lëshojë një deklaratë më të detajizuar kur të vërtetohen informacionet shtesë”.

Pronari i Leicester City, drejtori sportiv dhe piloti janë shpallur të vdekur, duke u shkaktuar djegje të shkallës së tretë dhe dëmtim të shpinës. Ndërsa familjet e të ndjerit po thirren dhe bëhen të vetëdijshëm për humbjen e të afërmve të tyre. Një ditë e trishtuar për futbollin. Pronari i Leicesterit beri qe ngjise kete ekip ne majen e elites se futbollit anglez. Leicester u cilesua si hirushja e futbollit, pasi nen drejtimin e trajnerit italian Ranieri u shpallen kampion te Anglise, duke fituar Premier Ligen ne vitet 2015-2016.

He bought the club for £39m in 2010 and the Thai billionaire led them to a Premier League title

Premier League - Leicester City vs West Ham United

NGJARJA:
Rrëzohet pranë stadiumit helikopteri i pronarit të ish-kampionit të Premierligës

Thuhet se Pronari i Leicester Cityt është përplasur me helikopter afër stadiumit të klubit. Presidenti i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha është përplasur me helikopterin e tij personal jashtë stadiumit të Leicesterit “King Power Stadium”, disa minuta pas barazimit me West Hamin të shtunën mbrëma.

Në helikopter, përveç Vichait, ka qenë drejtori sportiv i Leicesterit dhe piloti..

Zona rreth pjesës ku është përplasur helikopteri, njerëzit në stadium janë evakuuar, thuhet se disa lojtarë të Leicesterit ishin ende brenda stadiumit.

Presidenti i klubit kishte lindur ne Bankok, 60-vjecari nisi biznesin e tij ne vendin ku lindi duke hapur dyqane Free Shop ne moshen 31-vjecare.

 

https://youtu.be/ZxPeLmOgeK4

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *