Tragjedia/ Si e mori vesh gjyqtari lajmin, fqinjët: Dëgjuam një zhurmë të fortë

Kronike Lajme

Stomatologia Enkeleda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj që u vetëvra në rrethana ende të paqarta sot në Tiranë ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës.

Besohet se 37-vjeçarja, nënë e një vajze 7 vjeçe ka qenë e vetme në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Fqinjët e familjes Hallunaj që u bënë dëshmitarë të ngjarjes kanë treguar minutat e para pas aktit të rëndë. Ata kanë rrëfyer se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë dhe kanë dalë jashtë.

Kemi dëgjuar një zhurmë, ishte aq e fortë sa nuk e menduam se ishte një trup njeriu. Ka qenë vetëm në shtëpi, sepse nuk kemi parë njerëz të tjerë të dalin. Kanë qenë disa kalimtarë duke kaluar, janë tromaksur. Ne lajmëruam policinë menjëherë”, – kanë thënë kalimtarët për BW.

 

Ndersa Report Tv mëson se gjyqtari i Krimeve të Rënda ndodhej në qytetin e Shkodrës kur mori vesh se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë mesditën e kësaj të enjteje duke u hedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve, të cilët jetonin një kat sipër së bijës.

Burimet saktësojnë për Report Tv se Hallunaj kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën 11-vjeçare për ta dërguar tek prindërit e tij. Me të mësuar lajmin tragjik ai është nisur në drejtim të Tiranës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *