Trajneri i Karabak si UEFA: Na surprizuan kampionët e Shqipërisë

Kryesore

Trajneri i Karabak, Gurban Gurbanov, ndoshta nuk ka qenë në dijeni të faktit se Kukësi ka luajtur në Ligën e Kampioneve vetëm falë dënimit që u dha ndaj Skënderbeut. Ndaj në fjalët e sotme pas ndeshjes kundër verilindorëve, në mikrofonin e TVSH, ai cilësoi “kampionët e Shqipërisë” skuadrën verilindore, ashtu si e quan edhe UEFA në faqen e vet në internet.

“Një ndeshje e tillë mund të përfundojë me këtë rezultat. Të dy skuadra u munduan të siguronin rezultat. Do të donim të fitonim sot por në ndeshjen e dytë do të mundohemi të bëjmë maksimumin për ta arritur. Ata luajtën me sistem ndryshe, nuk e prisnim. Por në ndeshjen e dytë do të jemi më të gatshëm për çdo ndryshim tjetër.

Kam opinion pozitiv për Kukësin, luajmë ndaj kampionëve të Shqipërisë. Në ndeshjen e dytë do të gjejmë një mënyrë për të shënuar ndaj tyre se sot e kishim të vështirë. Do të mundohemi të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit”, tha Gurbanov.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *