Tre ditë zie për Demaçin, letra e Kadare: Ademi, si rrallëkush për kombin

Kosovë Rrotull

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, dhe bashkëshortja e tij, Helena, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e veprimtarit të shquar, Adem Demaçit, njofton Klan Kosova.

Kadare e cilësoi si tronditje të rrallë vdekjen e mikut të tij të pazëvendësueshëm, të cilin ai e konsideron të domosdoshëm për kombin.

Më poshtë keni letrën e plotë të Kadaresë për Demaçin të siguruar nga Klan Kosova:

Të tronditur si rrallë herë në jetë, ju dërgojmë ngushëllimet tona për humbjen e Ademit të shtrenjtë, mikut të pazëvendësueshëm, të domosdoshëm si rrallëkush për ne dhe për kombin/ Ismail dhe Helena Kadare

Ndersa mesohet se në nderim të figurës së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, i cili sot ka ndërruar jetë, Presidenti Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, i ka shpallur tri ditë zie në Kosovë, përkatësisht ditën e premte, të shtunë dhe të diel.

Gjatë këtyre ditëve të zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore brenda dhe jashtë vendit,veprimtari i shquar, Adem Demaçi, do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *