Ambasadorja Yuri Kim pas darkës e sotme në kryeqytet me liderin e opozitës Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh ku sqarohen temat e diskutimit mes të dyve.
“Kemi diskutuar mbi rolin e domosdoshëm të opozitës në demokraci, për mendimin e opozitës mbi shumë çështje, si dhe mbi përgatitjet e 25 prillit. Të gjithë palët duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. Shtetet e Bashkuara do bëjnë pjesën e tyre për të siguruar zgjedhje të lira dhe të drejta në Shqipëri”, ishte mesazhi në Twitter i ambasadores të SHBA.
Mbrëmjen e së shtunës, ambasadorja zhvilloi një takim informal rreth tre orë me kryedemokratin, në një prej restoranteve të kryeqytetit.
Loading...