Tregu i gazit me mungesë konkurrence, Autoriteti dyshime për fiksim të çmimeve

Ekonomi shtojca

Tregu i importit, depozitimit, shitjes me shumicë, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes rezulton me probleme. Autoriteti i Konkurrencës në raportin e tij për vitin 2017 të depozituar në Kuvend konstaton një sërë problematikash që lidhen me gjendjen e tregjeve në vend, mes të cilave edhe tregu i gazit.

 

Autoriteti bënë të ditur se nga monitorimi paraprak u konstatua se ka subjekte që tregtojnë me të njëjtin çmim, një sjellje kjo sjellje që mund të përbëjë shenja të një kufizimi të konkurrencës në shkelje të ligjit.

Për këtë qëllim ky institucion vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në të gjitha segmentet e tregut të importit, depozitimit, shitjes me shumicë, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produktit gaz i lëngshëm për konsum familjar dhe biznes, për të parë nëse kishte ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës.

Pas kryerjes së procedurave të hetimit paraprak dhe pas vlerësimit të gjithë dokumentacionit të administruar gjatë procedurave hetimore në treg, u konstatua se:

– Ndërmarrjet importuese dhe shitëse me shumicë “A&V Gas” Sha dhe “Kevin Gaz” Sha, kishin një sjellje të bashkërenduar, përsa i përket çmimit të shitjes me shumicë të GLN dhe ndarjes gjeografike të burimeve të furnizimit, çka mund të përbëjë një praktikë të bashkërenduar/marrëveshje të ndaluar.

– Mesatarja e diferencës çmim blerje – çmim shitje për periudhën objekt hetimi ishte shumë e ngushtë dhe thuajse simetrike, duke paraqitur sjelljen e njëjtë që kanë ndërmarrjet “A&V Gas” Sha dhe “Kevin Gaz” Sha, gjë e cila në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003, mund të përbëjë një praktikë të bashkërenduar/marrëveshje të ndaluar midis këtyre 2 (dy) ndërmarrjeve.

– Në të gjithë strukturën e funksionimit të tregut të ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të GLN nga zona e Porto Romanos kishte ndërmarrje të integruara vertikalisht, e cila rriste fuqinë e këtyre ndërmarrjeve dhe mund të çonte në kufizime të konkurrencës.

Për sa më sipër, Autoriteti vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes, për ndërmarrjet si vijon: “Romano Port” Sha, “Ib Gas Ag”, “Inter- Gaz” Sha, “A&V Gas” Sha, “Av Distribution” Sha; “La Petrolifera Italo Albanese” Sha, “Fam Gas”, “Kevin Gaz” Sha dhe “Emanuel Gas” Shpk.

Pas vlerësimit të gjithë dokumentacionit të administruar gjatë procedurave të hetimit në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës, për konsum familjar dhe biznes, rezultoi se: Nuk u gjetën evidenca direkte, për të vërtetuar ekzistencën e një marrëveshje të ndaluar midis ndërmarrjeve. Gjithashtu, sjellja e ndërmarrjeve ndaj çmimit të shitjes, duke aplikuar çmime të ndryshme me diferenca domethënëse për këtë treg, nuk përbën shenja të kufizimit të konkurrencës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *