Treni përplas makinën në Golem, shpëton mrekullisht familja 6 anëtarëshe

Kronike Kryesore Lajme

Një aksident hekurudhor është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Kavajë, 17 gusht 2018.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Përroit të Agait në Golem, ku një tren pasagjerësh ka përplasur një automjet tip “Volvo” me targa J006 SMM që kalonte mbi shina.

Në mjet udhëtonin 6 anëtarët e një familje, prindërit dhe katër fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Ata janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për kontroll dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit por dyshohet një kalim të gabuar të drejtuesit të mjetit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *