Tritol makinës së polices në Durrës, efektivja: S’kam konflikte!

Kronike Lajme

Kjo është banesa e oficeres të policisë së Durrësit, 34-vjeçares Ornela Buraku, në oborrin e së cilës mbrëmë u hodh tritol nga persona ende të paidentifikuar.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:35 në lagjjen 17/1 në zonën e ish-Kënetës. Persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi lënde plasëse nga muri i jashtëm në drejtim të banesës së punonjëses së policies.

Fatmirësisht nga sulmi ka patur vetëm dëme materiale. Policia bëri me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar makina e Burakut, tip “Audi”.

Edhe dhe paraditen e sotme, efektivë policie ndodhen në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe nga pamjet që sjell “DurrësLajm“.

Për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorëve.

Nga marrja në pyetje e efektives, Buraku ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë. Pista e parë e hetimit është ajo e sulmit për shkak të detyrës.

Ornela Buraku ka rreth 15 vite që punon në radhët e Policisë së Shtetit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *