Tritoli te shtylla e tensionit, PS akuzon PD. Demokratët sulmojnë Ramën

Kronike Lajme

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në një nga shtyllat pranë fabrikës së çimentos e për pasojë njëra këmbë është dëmtuar.

Ende nuk dihen autoret e kësaj ngjarjeje por kjo nuk është hera e parë që kësaj shtylle iu vendoset tritol. Ndërkohë Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali reagoi për këtë ngjarje në Twitter:

“Vesi del me shpirtin! Goditet me tritol linja e transmetimit 400 KW në Laç dhe pas 30 vjetësh kapituj sherresh e rrëmujash të nxitura nga e njëjta dorë, dihet kush u bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit!”

Ndërsa Taulant Balla reagoi duke shkruar në Facebook se aktet e dhunës të komanduara nga Lulzim Basha Basha dhe Sali Berisha, si rikthimi i sotëm tek triotoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Pas ketyre deklaratave te Balles dhe Spiropalit ka ardhur edhe deklarata PD-se, duke e cilesuar si propagande bajate e Rames keto akuza.

“PD hedh poshtë me neveri shpifjen e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD dhe opozita.

Një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të shefit të Taulantit dhe të Elisës, i cili e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit. Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë”, thuhet ne deklarate.

Me tej theksohet se “PD dënon me forcë këto shpifje djallëzore të nivelit të Griseldës, që bëhen për të nxitur urrejtjen dhe për të rritur konfliktin në vend. PD shpreh keqardhjen që PS ka ulur përfaqësimin e saj në nivelin e inteligjencës dhe ndershmërisë së Taulantit dhe Elisës. Ne e dimë se brenda PS ka personalitete që mund ta ndihmojnë partinë e tyre në këtë ditë të hallit ku ka rënë, duke kontribuar, njëkohësisht, në shkëputjen e lidhjeve të PS me krimin, e cila është bërë pengesë për të ardhmen europiane të vendit”.

Policia e Shtetit ne lidhje me kete ngjarje beri te ditur se pas hetimeve u konstatua se shtylla ishte dëmtuar me lëndë eksplozive. Sqarohet gjithashtu se po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *