Tronditet Mamurrasi, dy vrasje brenda pak orësh, 27-vjeçari qëllohet për hasmëri

Kronike Kryesore Lajme

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras (6 shtator 2018).

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, afër xhamisë së qytetit, ku shtetasi Indrit Pepa (Në foto) është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur rëndë.

27 vjeçari, banues në Mamurras, është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime për Report Tv, bëjnë me dije, se shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si 49-vjeçari me inicialet A.M. 

Informacion paraprak i policise

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë në Mamurras në harkun e pak orëve. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:34, një 14 vjeçar u plagos rëndë me thikë pas një sherri me 15 vjeçarin me iniciale A.Xh.

Viktima, Adriel Sala, ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *