Tronditet Tirana, vret 19 vjeçaren e më pas qëllon veten me plumb në kokë

Kronike Kryesore Lajme

Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm,  ku një 31 vjeçar ka vrarë me pistoletë një vajzë 19-vjeçare dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë viktima është vajza 19-vjeçare, Xhuljeta Çuni me origjinë nga Vinjolli i Kurbinit, ndërsa autori i cili ka mbetur i plagosur është Xhafer Mata nga Kalimashi dhe të dy jetonin në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje pasioni.

Burime bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Djali dhe vajza kanë pasur një debat të ashpër në rrugë me njeri tjetrin; aty 31-vjeçari e ka qëlluar me armë vajzën, e cila ka vdekur në vend.

Më pas, Xhafer Mata është larguar dhe pasi ka kapërcuar rrugën, ka hyrë mes pemëve dhe ka qëlluar veten, por plumbi nuk ia ka marrë jetën. Ende gjallë në gjendje të rëndë ai është transportuar për në spital.

Njoftimi zyrtar i policisë

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos,  ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes

Ne foto Xhaferr Mata

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *