Tronditet Vlora/ 25-vjeçari ekzekutohet me 5 plumba gjatë natës, djali i mjekut të njohur

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Personi që shihni në foto është Kristjan Breshanaj, i cili mbeti i vrarë pasi persona end të paidentifikuar i zunë pritën afër banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 1 të natës në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për ‘BalkanWeb’ foton e 25-vjeçarit, i cili u qëllua 5 herë më armë zjarri, (dyshohet kallashnikov), ndërsa autorët pas krimit dogjën mjetin rreth 5 km më larg vendit të ngjarjes.

Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur. Ndërkohë, policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës. Po ashtu nuk përjashtohen konfliktet që mund të ketë pasur ai, apo dhe vëllai i tij i madh që jeton jashtë shtetit.

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja me armë zjarri e 25-vjeçarit në Vlorë. Kristjan Breshanaj u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 01:00 në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

Breshanaj është qëlluar me 5 plumba vetëm pak metra larg banesës së tij, ndërsa dyshohet se është nxjerrë në pritë nga persona ende të paidentifikuar. Po ashtu mësohet se 14 persona janë shoqëruar për ngjarjen në fjalë, që mund të kenë dijeni për konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Mes të tjerash Mehmeti raporton për ‘Balkanweb’ se policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike të zonës përreth dhe përgjatë zonës ku u gjet makina e djegur e autorëve. Kristjan Breshanaj, që njihej si një person pa probleme me drejtësinë, është djali i një mjeku të njohur. Ndërkohë, policia po heton edhe pistën për shkak të detyrës që lidhet me babain e tij, i cili është mjek reanimator në spitalin e Vlorës, po ashtu dhe për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur ai apo dhe vëllai i tij. Viktima ishte fëmija i vogël i familjes Breshanaj, ndërsa ka një vëlla më të madh që jeton jashtë vendit.

 

 

foto galeri

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *