Trump autorizon dëbimin e 60 agjentëve të dyshuar rusë nga SHBA

Botë Kryesore

Presidenti amerikan Donald Trump autorizoi dëbimin e 60 agjentëve të dyshuar rusë nga Shtetet e Bashkuara në përgjigje të një sulmi me agjent nervor ndaj një ish-spiuni rus në qytetin anglez të Salisburyt.

Zyrtarët e lartë të administratës thanë se 48 “oficerë të njohur të zbulimit” në konsullatën ruse në Seattle dhe 12 të tjerë në misionin rus në Kombet e Bashkuara kanë shtatë ditë afat për t’u larguar nga vendi.

Polonia, Gjermania dhe Lituania njoftuan gjithashtu se edhe ato po dëbojnë diplomatë rusë lidhur me helmimin në Britani. VOA

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *