Trump i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Iranit: Kurrë mos kërcënoni SHBA, në të kundërt…

Botë Rrotull

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti iranian Hassan Rouhani kanë shkëmbyer deklarata armiqësore në distancë , në mesin e tensioneve në rritje midis dy vendeve.

Donald Trump, e paralajmëroi presidentin e Iranit përmes një postimi në twitter  që “kurrë të mos e kërcënojë SHBA-në,  pasi në të kundërt ai do të përballet me pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur më parë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente pak orë pasi Rohani e paralajmëroi Trumpin kundër ndjekjes së politikave armiqësore ndaj Teheranit.

“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, deklaroi Presidenti iranian.

Në kundërpërgjigje, Trump u shpreh: “Ne nuk jemi më vend që do të qëndrojë ulur përballë fjalëve tua për dhunë dhe vdekje. Jini të kujdesshëm”.

Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një fjalim në Kaliforni, i cilësoi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe liderët e tjerë islamikë fetarë në qeverinë teokratike si “njerëz të shenjtë hipokritë”.

Pompeo gjithashtu sulmoi Rohanin dhe ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të konsideruar nga shumë njerëz si “të moderuar”.

“E vërteta është se ata janë vetëm burra të ngjyrosur që shërbejnë për mjeshtërinë ndërkombëtare të Ajatollahut. Marrëveshja e tyre bërthamore nuk i bëri ata të moderuar. Ajo i bëri ata ujqër me veshjen e deleve”.

Pompeo u zotua po ashtu se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë dhe do ta rrisin presionin diplomatik, ushtarak dhe financiar kundër, siç u shpreh, Qeverisë “mafioze” të Iranit.

Administrata e Shteteve të Bashkuara është duke bërë presion mbi Teheranin që prej muajit maj kur Trump e  tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione kundër Iranit.

Të tjerët që nënshkruan paktin – Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina – janë zotuar se do të mbeten në marrëveshje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *