Trump: James Comey duhet futur në burg

Botë Rrotull shtojca

Gjurma 16 prill 2018

Presidenti Donald Trump komentoi të dielën se ish-drejtori i FBI-së James Comey, të cilin zoti Trump e shkarkoi nga detyra, duhet të futet në burg pasi ka nxjerrë informata sekrete dhe ka gënjyer Kongresin. James Coemy sapo ka botuar një libër me kritika të forta në adresë të presidentit.

Disa orë para një interviste të shumëpritur me zotin Comey, Presidenti Trump postoi një barazh sulmesh ndaj ish-drejtorit të FBI-së. Libri i zotit Comey, i titulluar “Një Besnikëri më e Lartë” do të dalë në treg të martën dhe është aktualisht shumë i kërkuar, siç dëshmojnë porositë në sitet elektronike që e shesin.

A copy of former FBI Director James Comey's new book, "A Higher Loyalty: Truth, Lies and Leadership," is on display, Apr. 13, 2018, in New York.
Kopja e libirit te ish shefit te FBI, James Comey, “A Higher Loyalty: Truth, Lies and Leadership”
Në libër, zoti Comey e krahason Donald Trumpin me një “bos të mafias” dhe thotë se presidenca e tij ka marrë tiparet e “zjarrit në pyll”.

“Pyetjet qendrore për librin e kritikuar të Comey-t mbeten pa përgjigje. Si ka mundësi që ai nxori informata sekrete (të burgoset)”, shkruan presidenti në Twitter. Siç duket këto komente i referohen shënimeve që ka mbajtur zoti Comey për bisedat që ka zhvilluar me presidentin. Por në fakt këto shënime nuk përbëjnë informacion sekret. Nuk është e qartë se për çfarë e ka fjalën presidenti kur thotë se Comey ka gënjyer Kongresin gjatë dëshmisë së tij.

“Kurrë nuk i kam thënë Comey-t të më betohej për besnikëri personale. Nuk e njihja personalisht. Kjo është një nga gënjeshtrat e tij. Shënimet që ka mbajtur janë thjesht për interes të tij dhe janë të SAJUARA!” shkruan presidenti në Twitter.

“James Comey dredharak, një njeri që gjithmonë përfundon keq dhe s’ia ka idenë (nuk është i zgjuar!) do të hyjë në histori si drejtori MË I KEQ i FBI-së!”, thekson Trump.

Në librin e tij, zoti Comey shkruan: “Ky president nuk ka etikë, nuk do t’ia dijë për të vërtetën dhe vlerat kushtetuese. Stili i tij udhëheqës bazohet tek transaksionet, tek egoja dhe besnikëria personale”.

Zoti Comey, sipas VOA-s, fillon një turne për të publikuar librin ndërsa të dielën në darkë dha një intervistë për rrjetin ABC News.

Në një klip të publikuar nga ABC News të shtunën, George Stephanopoulos e pyet Comeyn për motivin e tij në këto raportime para Kongresit.

“A ishte vendimi për ta bërë këtë i ndikuar nga besimi juaj se Hillary Clinton do të fitonte dhe shqetësimi se nëse ajo fiton dhe lajmi zbulohet pak javë më vonë do të konsiderohej nga kundërshtarët e saj si një shenjë se ajo është presidente e paligjshme?”, pyet Stefanopulos.

“Mund të ketë qenë kështu! Unë nuk kujtoj të kem menduar me ndërgjegje për këtë, por mund të ketë qenë kështu. Unë po veproja në një botë në të cilën Hillary Clinton do të mundtte Donald Trump. Ky ishte një faktor. Nuk kujtoj ta kem thënë ndonjëherë, por mund ta kem ndjerë. Nëse ajo do të zgjidhej Presidente dhe unë do t’i fshihja faktet popullit amerikan, ajo do të ishte ilegjitime”, përgjigjet Comey.

Në librin e tij, “Një besnikëri e lartë”, Comey shpreh një ndjesi të ngjashme kur shkruan: “Është e mundur që për shkak se unë po merrja vendime në një ambjent ku Hillary Clinton dukej e sigurt se do të fitonte, shqetësimi im se mos e bëja Presidente të paligjshme përmes njoftimit se do të rihapja hetimin, mori një rëndësi më të madhe se sa do të kishte nëse rezultati do të dukej më i ndyshëm, apo nëse Donald Trump do të ishte në krye në sondazhe”.

Vetë Clinton ka cituar hetimin e Comeyt si një prej arsyeve pse humbi zgjedhjet.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *