Trump konfirmon: Mike Pompeo u takua me Kim Young Un

Botë Rrotull

Gjurma 18 Prill 2018

Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedime të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut.

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, Mike Pompeo, shkoi kohët e fundit në Korenë e Veriut për t’u takuar me udhëheqësin Kim Jong Un.

Zyrtarët thonë se takimi sekret midis zotit Pompeo dhe udhëheqësit koreanoverior u zhvillua në përgatitje të një takimi të mundshëm të nivelit të lartë midis Presidentit Trump dhe Kim Jong Unit.

Por takimi u konfirmua edhe nga vetë presidenti amerikan, Donal Trump nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Mike Pompeo takoi Kim Jong Ung në Korenë e Veriut javën e shkuar. Takimi ka pasur zhvillime shumë mirë dhe i realizuar në një marrëdhënie shumë të mirë. Detajet e takimit për Samitin kanë nisur tashmë të zhvillohen mes palëve. Denuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por gjithashtu edhe për Korenë e Veriut”, shkruan Trump.

 

Gazeta Ushington Post, e cila e njoftoi e para takimin mes zotit Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se shefi i CIA-s ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit.

 

Por Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior nuk kanë folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Zoti Trump ka në plan të takohet me Kim Jong Unin në fillim të qershorit, me synimin që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon.

Pompeo është propozua nga presidenti Trump për t’u emëruar si sekretar i Shetit, duke zëvendësuar Rex Tillerson.

Një lëvizje e tillë e shefit aktual të CIA-s, duket si paraprin axhendës së tij së ardhshme në krye të diplomavisë amerikane.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *