Trump më në fund dorëzohet: Do të ketë tranzicon të pushtetit

Botë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Presidenti Donald Trump, tha se “do të ketë një kalim të rregullt pushteti më 20 janar”. Në një deklaratë të shpërndarë nga Dan Scavino, drejtor për mediet sociale, presidenti Trump the se kjo do të ndodhë “ndonëse nuk pajtohet me rezultatin”.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdojmë luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, thuhet në deklaratë.

Llogaria e presidentit Trump është bllokuar nga rrjeti twitter.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuan presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë./ VOA

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *