Trump për Merkel: “Ajo është një grua e jashtëzakonshme“

Botë Rrotull shtojca

Urime, puthje, shtrëngim duarsh – Trump megjithë diferencat në qëndrime me kancelaren Merkel, u tregua mjaft i përzemërt në Shtëpinë e Bardhë. Temat e bisedimeve nuk ishin të lehta.

USA Washington | Präsident Donald Trump & Angela Merkel, Bundeskanzlerin (Reuters/B. Snyder)

“Ajo është një grua e jashtëzakonshme”, tha Trump dhe është nder ta kesh atë në Shtëpinë e Bardhë. Pas një takimi mjaft të përzemërt para gazetarëve, ku Merkel e falënderoi presidentin amerikan për urimet për krijimin e qeverisë dhe mikpritjen, Trump dhe Merkel u tërhoqën për bisedime kokë më kokë. Vizita e Merkelit u konsiderua më parë si një vizitë e vështirë. Në axhendë qëndrojnë tema që kanë cënuar harmoninë e dikurshme të marrëdhënieve transatlantike. Politika tregtare dhe qëndrimet unilaterale të Trumpit, kërcënimi i doganave ndëshkuese për aluminin dhe çelikun. Marrëveshja atomike me Iranin, që ende qëndron me pikëpyetje nëse Trump do ta zgjasë më 12 maj. Megjithë miqësinë gjermano-amerikane temat përmbajnë mjaft lëndë shpërthyese për të dëmtuar këto marrëdhënie.

USA Washington | Präsident Donald Trump & Angela Merkel, Bundeskanzlerin (Reuters/K. Lamarque)

Për Merkelin kjo vizitë është e rëndësishme, sepse së fundmi ishin shfaqur mjaft dyshime për marrëdhënien mes Gjermanisë dhe SHBA-së. Në Gjermani ndiqet me shqetësim qëndrimi i Trumpit që duket se sheh politikën botërore si një marrëdhënie “të gjithë kundër të gjithëve” ku ka humbës ose fitues.

Zeri i Amerikes nderkohe thekson se Trump  e falënderoi kancelaren për mbajtjen e “presionit maksimal” ndaj regjimit të Koresë së Veriut në përpjekjet për t’i dhënë fund ambicieve bërthamore të Phenianit.

Presidenti Trump tha se ai dhe zonja Merkel diskutuan gjithashtu për Iranin, duke shtuar: “Regjimi iranian nxit dhunë, gjakderdhje dhe kaos në gjithë Lindjen e Mesme. Ne duhet të sigurojmë që ky regjim vrasës as të mos mund të afrohet tek armët bërthamore dhe që Irani t’i japë fund përhapjeve të tij të rrezikshme të përhapjes së raketave dhe mbështetjen ndaj terrorizmit. ”

Presidenti Trump tha gjithashtu se vendet e tjera duhet të rrisin kontributet e tyre financiare dhe ushtarake për të luftuar militantët e Shtetit Islamik.

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi Shtëpinë e Bardhë, menjëherë pas një vizite shtetërore tre-ditore të Presidentit francez Emmanuel Macron. Vizitat e tyre të njëpasnjëshme shihen si një përpjekje në ekip për të bindur Presidentin amerikan Donald Trump që të mos braktisë marrëveshjen bërtharmore me Iranin, si dhe për të përjashtuar përgjithnjë vendet e Bashkimit Evropian nga tarifat e çelikut dhe aluminit.

Ndërsa miqësia mes zotit Trump dhe zotit Macron u shfaq dukshëm gjatë vizitës së tij, marrëdhënia e zotit Trump me zonjën Merkel është padyshim më e ftohtë. Gjatë takimit të tyre të parë në mars 2017, u duk se zoti Trump shmangu një shtrëngim duarsh me zonjën Merkel dhe se ata nuk patën kontakt për gati pesë muaj, deri kur u zhvillua një telefonatë më 1 mars.

“Ndërsa Emmanuel Macron ka shumë më tepër sukses në magjepsjen e Presidentit Trump, Angela Merkel nuk e konsideron këtë prioritet të saj, por ajo punon më tepër bazuar në parime, vlera dhe interesa të përbashkëta”, thotë Eric Jones, drejtor i Studimeve Evropiane dhe Euroaziatike në Universitetin Johns Hopkins.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *