Tumori i lëkurës, mjekët japin alarmin: 13 raste në muaj

Shëndeti Të tjera

Gjurma 7 Maj 2018

Në ditën botërore të melanomës, kancerit të rrezikshëm të lëkurës, mjekët dermatologë bëjnë thirrje të shmangen nxirjet artificiale dhe të ruhen nishanet. Përpara se ti drejtoheni bregdetit, sugjerohet të konsultoheni me mjekët specialistë për të mbrojtur lëkurën. Me melanomë janë trajtuar 13 raste në një muaj, por numri real është disa më i lartë.

Me rritjen e temperaturave, ekspozimin pa mbrojtje në diell apo dëshirës për tu nxirë artificialisht mund të shndërrohen në rrisk për tu prekur nga melanoma, që është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës.

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit të melanomës, mjekët dermatologë vetëm në një muaj në QSUT kanë trajtuar 13 raste të reja, ndërsa numri i të prekurve është disa herë më i lartë, siç shprehet shefja e Shërbimit të Dermatologjisë, Ermira Vasili.

Ermira Vasili: Kemi vënë re raste edhe në moshat e reja. Në muajin janar deri në shkurt të 2018 kemi diagonostikuar 13 raste në shërbimin e Dermatologjisë. Kjo shifër është më e madhe duke menduar se melanoma kurohet edhe në reparte të tjera. Parandalojmë melanomën duke duke u mbrojtur nga faktorët e riskut siç është rrezatimi diellor apo solaret që janë shkaqe të tjera që mund të transformojnë nishanet melanoma.

Nuk duhen neglizhuar nishanet, duhet konsultim me mjekun specialist dermatolog përpara se ti drejtoheni bredetit.

Ermira Vasili: Pjesa më e madhe  e shqiptarëve i neglizhojnë nishanet sepse ka dhe mite popullore që mendojnë se nishanet nuk duhen ngacmuar dhe nuk i kontrollojnë duke u nisur nga kjo. Ky është një mit i gabuar. Duhet të shkojnë tek specialisti dermatolog për të kontrolluar nishanet.

Shkak i kësaj sëmundje është kontakti i gjatë dhe i pambrojtur nga rrezet ultra violete.

Në Shërbimin e Onkologjisë vetëm në një vit paraqiten 400 pacientë, raste të reja me sëmundje të kancerit të lëkurës të cilët kërkojnë ndërhyrje kriurgjikale ose trajtimin me rreze.

Një tumor i kapur në stadin e hershëm është i shërueshëm.

/Ora News.tv/

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *