Turjan Hyska ikën nga Vizion Plus, ja ku do të shkojë

Showbiz

10:33- 11/04.2018- Gjurma

Turjan Hyska do të braktisë Vizion Plus!

Pas mbylljes së “Oktapod”, Hyska ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij larg Vizion Plus.

Pavarësisht se është një ndër figurat kryesorë brenda këtij televizion, Turi do ta fillojë emisionin e ri në ekranin e televizionit Klan Plus, pjesë e gjigandit mediatik Klan.

Turjan Hyska i befasoi të gjithë muajin e kaluar teksa lajmëroi se emisioni i tij “Oktapod” do të mbyllej. Nëpërmjet postimit të tij në Instagram, moderatori i njohur shprehej se kjo ishte një eksperiencë e bukur që i kishte shërbyer shumë.

“Kjo foto ka qenë postimi im i parë në Instagram. Është logo fillestare e ‘Oktapod’, i cili erdhi në tokë në 9 prill të viti 2014 dhe kthehet në det sërish, sot pas mesnate! Për mua kaq qenë një eksperiencë interesante që më ka shërbyer shumë! Falënderoj të gjithë ata që kanë ardhur të ftuar, ata që më kanë ndjekur dhe stafin tim të ngushtë! Tani e tutje bëni çfarë bëni gjatë ditës, natën nuk e kaloni më me mua. Ngushëllimet ‘Oktapod’”, shkruante Turi në postimin tij në Instagram ku dha lajmin e mbylljes së emisionit “Oktapod”.

Nuk dihet nëse kjo lëvizje realizohet për shkak të ndonjë përplasje mes Hyskës dhe drejtorit të ri të Vizion Plus, Sokol Ballës si drejtor i Përgjithshëm.

Nisur nga ky spostim të Hyskës, moderatori duket se ka gjetur një zgjidhje të re, duke provuar një eksperiencë të re/

Moderatori i njohur Turjan Hyska përmes një postimi në rrjetet sociale, nuk la pa komentuar as lëvizjen e bujshme të Sokol Ballës nga Top Channel në Vizion Plus, e realizuar në dhjetor të vitit të shkuar.

Hyska i fundit ka shkruar “Ku ka lëvizje, ka zhvillim!” që më tepër se një status i zakonshëm në rrjetet sociale, postimi i moderatorit të emisionit “ Oktapod” në Vizion Plus duket si një urim mirëseardhje për drejtorin e ri, Sokol Balla.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *