U akuzua për korrupsion, ish-drejtori i Burgjeve shpallet i pafajshëm

Kronike Kryesore

 

 

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm ish drejtorin e Burgjeve Artur Zoto, i cili ishte dënuar më herët me 5 vjet burg dhe 5 vjet ushtrim të detyrës nën akuzen për korrupsion dhe abuzim me tenderat e ushqimeve në burgje.

 

Dënimi për Artur Zoton ishte dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Avokati i Artur Zotos, Ardian Leka tha se vendimi i Apelit ishte i pritshëm, pasi klienti i tij është  pafajshëm.

 

 

“Gjykata e Shkallës së Parë u vu nën presion, Gjykata e Apelit e shqyrtoi me vëmendje çështjen. Për 2 orë do të lirohet”- ka thënë avokati.

 

Prokuroria mori për bazë akuzat e ish-vartësit të Zotos, Iljaz Labit, i cili akuzonte Zoton për korrupsion me tenderat e ushqimeve të të burgosurve. Iljaz Labi i akuzuar për përfshirje në këtë skemë, është dënuar me 3 vite burg nga Krimet e Rënda.

 

Urdhri për dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në shkurt të këtij viti:

 

“Me kerkese të Prokurorise per Krime të Renda, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per ish-drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar per “korrupsion pasiv”, në kuader të hetimit tënisur pak kohë më parë, ku u arrestua edhe ish-zevendesi i tij, Iljaz Labi. Urdheri i arrestit eshte zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme”, thuhet në njoftimin e Prokurorise.

 

Akuza:

 

Zoto u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

 

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

 

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

 

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

 

Por në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

 

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *