U arrestua për trafik droge, rrëfehet këngëtari i njohur shqiptar

Kronike Kryesore

Nuk kanë kaluar asnjë muaji nga lajmi i bujshëm, i këngëtarit shqiptar të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në Itali.

Bëhet fjalë për Dëfrim Dervishi, i njohur me emrin e artit si Defri i cili njihet për disa bashkëpunime, ku më të suksesshmit janë ato me këngëtaren e Silva Gunbardhi.

Në lidhur me këtë histori këngëtari është shprehur se nuk di çfarë të bëjë të qesh apo të qaj me të gjithë atë që përjetoi.

Duke qenë se emri dhe fotoja e tij u bë kryefjala e mediave në vendin ku jeton prej 10 vitesh, tashmë, në gjendje të lirë ai jep intervistën e parë për “Panorama Plus”, ku rrëfen si përfundoi në pranga, eksperiencën me drejtësinë italiane dhe historinë e pazakontë të një djali të ri që dikur merrej me ndërtim, por sot bën karrierë në muzikë.

Gati një muaj më parë mediat italiane dhe ato shqiptare shpërndanë një lajm ku përmendej emri yt si pjesë e një bande të arrestuar për trafik droge në Itali. Çfarë ndodhi dhe si e përjetove?

Në fillim, kur më arrestuan, e mora me sportivitet. Po tallesha me shokët dhe po qeshnim se siç ndodh në të gjithë botën të marrin për verifikim dhe pastaj të lëshojnë. Por kur unë lexova dosjen, të them të drejtën, u shokova se s’po kuptoja çfarë po ndodhte dhe për çfarë bëhej fjalë.

Sipas shkrimeve të publikuara, ti ishe njëri prej anëtarëve të fisit tuaj në këtë bandë. Si arrite të dalësh i pafajshëm?

Unë dhe familja ime kemi punuar gjithë jetën me ndershmëri, duke qenë se jemi marrë me ndërtim dhe kemi 20 vite në Itali që bëjmë këtë punë. Kur u vërtetua e gjitha, që ne nuk kishim të bënim me këtë histori, por ishte një keqkuptim i disa takimeve të mia me persona të gabuar, drejtësia italiane e kuptoi si qëndronte e vërteta dhe normal që dolëm të pafajshëm siç është e vërteta.

Si i përjetove ato ditë në arrest, ishte e vështirë dhe çfarë bluante mendja jote në kohën që ishe brenda në qeli?

Më mirë të mos i kujtoj. Unë s’kam pasur kurrë të tilla probleme në jetën time dhe normal që deri ditën kur dola, e përjetova shumë keq. Më keq akoma kur e di që po akuzohesh kot dhe në kohën që isha brenda mendoja për familjen dhe shumë projekte që kam në muzikë. E kështu, mezi prisja ditën që të dilja nga aty ku isha.

Në klipet që ke realizuar deri tani shohim që lundron në luks. Si ia ke arritur të sigurosh kaq shumë para në moshë kaq të re?

Siç jua thashë më sipër, kemi 20 vite që jetojmë në Itali dhe falë punës, që kemi bërë me vëllezërit, kemi arritur të ndërtojmë një nga firmat më të suksesshme të ndërtimit në zonën ku jetojmë dhe këtë gjë e dinë shumë mirë të gjithë njerëzit që na njohin. Dhe siç e dinë të gjithë, ndërtimi në Itali dhe kudo ka normal fitime për të bërë një jetë të mirë.

Ishte e gjithë kjo histori një prishje imazhi, apo je me idenë se një reper e ka në favor të karrierës dhe emrit jetën me probleme?

Po ndoshta dhe e ka në favor, por unë jam tip që nuk i dua këto gjëra. Unë dua të bëj muzikë për fansat e mi dhe publikun e të kem një jetë të qetë.

Sa e bukur është jeta jote private dhe si lindi ideja për t’i hyrë muzikës?

Për jetën private s’më pëlqen të flas shumë, ndërsa për pjesën se si i hyra muzikës, mund të them se që i vogël e doja muzikën dhe këndoja kudo ku isha.

Çfarë mund të thuash për drejtësinë italiane dhe si u ndjeve kur pe veten në faqet e shtypit për këtë lajm?

Unë në fakt as e dija çfarë bëhej nëpër gazeta, sepse isha në paraburgim. Por kur dola, pashë që e kishin bërë shumë të madhe dhe mediat këtej kishin shkruar aq shumë gjëra, sa s’dija a të qeshja apo të qaja. Sa për drejtësinë italiane, faleminderit që u treguan të vëmendshëm dhe kuptuan të vërtetën sepse ndryshe mund të isha në burg, edhe kot.

Sa vite ke që jeton në Itali dhe cilat janë punët që ke bërë deri tani, ti personalisht?

Unë kam gati 10 vjet, ndërsa familja ime ka 20 vjet që jeton dhe punon në Itali. Në fillim kam punuar në ndërtim te firma e vëllait, derisa i hyra muzikës. Tani jetoj me muzikë nga koncertet dhe dasmat që kam. / SYRI

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *