U arrestua se u përfshi në aksident i dehur, thyen heshtjen shefi i Komisariatit të Patosit: Ja e vërteta

Kronike Kryesore

 

 

Një ditë pasi u lirua nga Gjykata e Fierit, pasi u prangos teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, shefi i stacionit të policisë së Patos Flamur Veliu ka thyer heshtjen. Në një prononcim për ‘Neës24’ Ervis Kuçi, Veliu tregoi një tjetër version për ngjarjen, duke mohuar faktin se kishte qenë i dehur. Po ashtu polici tha se nuk ishte përfshirë në një aksident ditën kur u arrestua, por mjeti i tij vetëm sa kishte prekur një makinë.

“Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshire në aksident. Makina që drejtoja thjesht është ferkuar me një automjet tjetër. Nuk kam qene i dehur. Testi alkoolit është bere disa ore pas ngjarjes. Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve me pas jam shoqëruar në komisariat ku me është bere testi i alkoolit, në shkelje ligjore. Dua te vendos dinjitetin ne vend dhe ja le në dorë drejtësisë”, tha Veliu. Po ashtu ai iu kundërvu Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *