U arrestua sot, kjo është infermierja që vodhi viktimën te Infektivi

Kronike Lajme

Kjo është Ronida Hysa, infermierja e cila u arrestua pasi i vodhi paratë një pacienti që ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit në spitalin Infektiv.

Vetë infermierja 30-vjeçare ka pranuar se ka vjedhur paratë e të ndjerit për të cilën akuzohet.

Abcnews.al ka raportuar më herët se 30-vjeçarja kishte filluar punë në muajin tetor të viitt 2020. Ajo vodhi para nga portofoli dhe llogaria bankare e pacientit K. D., që ishte i shtruar tek COVID-1.

Po ashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *