U çuditët me çmimin e makiatos në Dhërmi? Durrësi thyen rekordin, shihni pak këtë faturën

Kryesore

 

Çudirat nga plazhet shqiptare nuk kanë të sosur. Bizneset duke shfrytëzuar fluksin në periudhën e plazhit kanë rritur çmimet për produktet dhe shërbimet jashtë çdo lloj logjike, duke bërë që pushuesit shpesh herë të zhgënjehen.

Lajmet për fatura të kripura, dhe jashtë normales jemi mësuar ti shohim nga jugu i vendit, ku pamë që një makiato kushtonte 180 lekë të reja në Livadh të Himarës, apo kur të gjithë u habitën me omletën që kushtonte 900 lekë të reja, në një prej lokaleve të njohura në Dhërmi.

Por jo vetëm jugu ofron një panoramë të tillë, pasi edhe në qytete si Durrësi, ku numri i pushuesve për shkak të cilësis dhe kushteve që lënë shumë për të dëshiruar është gjithmonë e më i pakët, çmimet vijojnë të thyejnë rekorde. Kështu nëse një makiato ka mesatarisht një çmim prej 80 lekësh, në një prej bareve të qytetit të Durrësit ajo kushton 220 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *