Type to search

Dosier Kryesore

U dekorua nga Meta 6 ditë më parë, ndahet nga jeta një nga simbolet e rezistencës kundër komunizmit

Ndaje

Më datë 23 Gusht në ish-kampin e internimit në Tepelenë u mbajt një ceremoni e veçantë në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare. Gjatë kësaj ceremonie Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me medaljen “Për Merita të Veçanta Civile” Gjelë Gjikola, Mrikë Gjikola, Drane Jakja (pas vdekjes) dhe Lek Pervizi, katër nga figurat frymëzuese të rezistencës kundër sistemit totalitar, të cilat një pjesë të dramës së jetës së tyre e kaluan pikërisht në rrethimin e këtij kampi famëkeq. Por duket se për Mrikë Gjikolën ky moment ka qenë edhe përmbushje e një pengu, pasi vetëm pak ditë pasi u vlerësua me medalje nga Presidenti i Republikës është ndarë nga jeta. Ajo vdiq dje në moshën 97-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vet Autoriteti për Informimin mbi dokumentat e ish-Sigurimit të Shtetit.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *