U dënua me burg , Gruevski: Maqedonas vendosni ju, ky është vendi ynë!

Kosovë Kryesore Rrotull

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka reaguar pas vendimit të Gjykatës e cila e dënoi me dy vite burg. Në profilin e tij në Facebook, Gruevski shkruan se duhet mbajtur kokën lartë, dhe se ky është vendi i qytetarëve.

“Kokën lartë maqedonas të mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë. Ky është vendi i juaj, ne nuk do të tradhtojmë, dhe se do të jemi krah për krahu me ty, në të gjitha sfidat. Ju jeni forca jonë, ne jemi forca juaj. Po vijnë kohë më të mira. Kokën lartë dhe mos harroni, ky është vendi ynë, ky është vendi i të gjithë juve që jetoni në të, dhe i askujt tjetër. Ju vendosni. Të jetojë Republika e Maqedonisë”, shkruan Gruevski në Facebook.

Nikolla Gruevski u dënua për blerjen e një makine tip Mercedes Benz me 600 mijë euro. Prokuroria Speciale e Maqedonisë arriti të provojë se në fillim ishte porositur makina dhe më pas Gruevski në bashkëpunim me ish zv.kryeministrin dhe ish ministren e Brendshme kishin  bërë tenderin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *