Gazetari i “ABC” në Durrës, Leonidha Musai raporton se i riu, babai i një fëmije, ndryshoi emrin nga Bregu në Kuçi pasi u kthye nga Italia, ku kishte vuajtur një dënim me rreth 4 vite burg pasi ishte kapur me heroinë. Dënimin 32-vjeçari e ka kryer para vitit 2013.
Pikërisht kjo është një nga pistat e hetimit, prishja e pazareve të drogës. Në Shqipëri ai kishte në pronësi lokalin pranë se cilit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. Dy plumba e kapën në kokë dhe në gjoks duke i marrë jetën në vend./ db/Abcnews.a