U fotografua me Arben Ndokën, reagon deputeti socialist: Ja e vërteta e kafes me të

Kryesore Politikë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, publikoi një foto ku shfaqen deputetët socialist, Pjerin Ndreu e Xhemal Qefalia së bashku me ish-kolegët e tyre, Pirro Lutaj e Arben Ndoka. Ky i fundit u largua nga dekriminalizimi pasi kishte fshehur të kaluarën e tij.

Një prej deputetëve të panishëm në këtë tryezë, Pjerin Ndreu ka sqaruar pozicionin e tij në një tavolinë me Arben Ndokën, emrin e të cilit e ka përmendur shpesh herë edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

“O partia e llapaqeneve dhe injoranteve qe quhet PD ! Arben Ndoka eshte njeri i lire dhe mund te pije kafe me kedo!

Po ca jane keto brockulla per pergatitje zgjedhjesh, idiotesi e gomarlleqe qe vec ju dini ti thurni! As ne kohen e Partise Punes nuk ka bere vaki qe nje kafe te demaskohet me fantazi te shfrenuara e catrafiluara si ju !

Po ku keni moral ju kriminele qe vrate 26 njerez ne Gerdec, 4 te pafajshem ne bulevard e sa e sa maskaralleqe te tjera!

Ne llumin ku notoni ju Arben Ndoka eshte ku e ku!!!

Si nuk u ngopet duke u nxire jeten njerezve qe keni kundershtare duke ju numeru edhe kafet e tavolinave!

Jeni dhi te zgjebosura me bishtin perpjete!

Fosile te shemtuara te se kaluares”, thotë Pjerin Ndreu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *