U fut në det për të shpëtuar të fejuarën, kush është i riu që u mbyt sot në Velipojë

Kronike

Një i ri nga Tirana u mbyt sot në det në Velipojë në përpjekje për të shpëtuar të fejuarën e tij.

“Panorama” ka mundur që të sigurojë një foto të viktimës, i cili humbën tragjikisht sot.

Ervid Palaj, 30 vjeç, ishte bashkë me të fejuarën e tij në plazh, ndërkohë që kjo e fundit rrezikoi të mbytej nga dallgët.

Në përpjekje për ta shpëtuar atë, duke e mbajtur në sipërfaqe të ujit, i riu humbi jetën. Pavarësisht se viktimës, një punonjës social, pushuesit i dhanë ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *