U gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Korçë, policia ndalon të riun që e dhunoi një ditë më parë

Kronike

 

 

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës së 58 vjeçarit, Novruz Shyti, janë konstatuar gjurmë gjaku dhe hematoma në fytyrë.

 

Për këtë arsye është ndaluar i riu që u konfliktua mbrëmjen e kaluar me viktimën, duke e dhunuar në gjendje të alkoolizuar. Emiljano Nazifi po merret në pyetje nga policia për të zbardhur ngjarjen.

 

Ende nuk është e sigurt, nëse plagët, janë shkaktuar gjatë konfliktit me Emiljano Nazifin, apo janë pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe rrëzimit përtokë të viktimës.

 

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të kryhet nga një grup mjekësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, që pritet të mbërrijnë në morgun e Korçës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *